Bie nga ndërtesa dhe vdes në vend punëtori, arrestohet supervizori (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:47 13-04-2018 Bie nga ndërtesa dhe vdes në vend punëtori, arrestohet supervizori (EMRI-DETAJE) foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka arrestuar supervizorin Kolë Pohja, pasi punonjësi i tij gjeti vdekjen duke rënë nga kati i dytë.

Pohja akuzohet për “Punësimi i paligjshëm", “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi: Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndertimesh i paliçensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm", “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga nenet 170/a, 180 dhe 289 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta krejt papritur violinistja e mirënjohur, Viola Bajraktari
Kontrolle me drager e radar në Tiranë, policia ‘dend’ me gjoba shoferët dhe heq dhjetëra patenta (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013338804244995
array(1) { ["section"]=> string(84) "bie-nga-ndertesa-dhe-vdes-ne-vend-punetori-arrestohet-supervizori-emri-detaje-116737" }