‘Bie’ Nicolas Maduro, SHBA njeh liderin opozitar si presidentin e ri të Venezuelës

Publikuar tek: bota, më 21:21 23-01-2019 ‘Bie’ Nicolas Maduro, SHBA njeh liderin opozitar si presidentin e ri të Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur presidentin e ri të përkohshëm në Venezuelë Juan Guaidó.

Qindra mijëra venezuelianë kanë dalë në rrugët e qyteteve për të protestuar kundër presidentit Nicolás Maduro, i cili fitoi një mandat të dytë në fillim të janarit. Ai u akuzua për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve.

Juan Guaidó është lideri i opozitës që ka bërë thirrje për protesta masive, shpesh të përgjakshme dhe me viktima. Ai u vetëshpall president i Venezuelës këtë të mërkurë.

Presidenti amerikan Donald Trump, në një reagim në Twitter, thotë se lidershipi i Maduros është i paligjshëm, dhe se kongresi i vendit i udhëhequr nga Guaidó është e vetmja degë legjitime e qeverisë venezueliane.

Ekonomia e Venezuelës ka qenë në rënie të lirë për vite të tëra gjatë qeverisjes së Maduros. Inflacioni në vend është në shkallën më të lartë si dhe ka mungesa në ushqime, duke detyruar miliona të braktisin vendin. /Newsbomb.al

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011849880218506
array(1) { ["section"]=> string(86) "bie-nicolas-maduro-shba-njeh-liderin-opozitar-si-presidentin-e-ri-te-venezueles-150049" }