Bie një kandidat kundër Merkel, Gabriel njoftoi tërheqjen nga gara për kancelar

Publikuar tek: bota, më 17:58 24-01-2017 Bie një kandidat kundër Merkel, Gabriel njoftoi tërheqjen nga gara për kancelar

Lideri i socialdemokratëve gjermanë, Sigmar Gabriel njoftoi sot se hiqte dorë nga paraqitja e kandidaturës së tij kundër Angela Merkelit për kreun e Kancelarisë në zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit.

Në vend të tij, Gabriel propozoi ish-presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

“Nëse do të shpallja kandidaturën time do të dështoja dhe së bashku me mua edhe SPD-ja”, u shpreh Gabriel, që mban njëkohësisht postin e zëvendëskancelarit dhe kreut të Partisë Socialdemokrate, i cili ka shënuar rezultatin më të ulët historik në sondazhet e kryera së fundmi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072548389434814
array(1) { ["section"]=> string(84) "bie-nje-kandidat-kunder-merkel-gabriel-njoftoi-terheqjen-nga-gara-per-kancelar-66524" }