“Bie” pa rezistencë Bashkia e parë e djathtë, Duro ulet në karrigen e kryetarit dhe jep mesazhin e rëndësishëm për stafin

Publikuar tek: politike, më 17:49 26-07-2019 “Bie” pa rezistencë Bashkia e parë e djathtë, Duro ulet në karrigen e kryetarit dhe jep mesazhin e rëndësishëm për stafin Momenti i thyerjes së derës së Bashkisë Devoll

Është ndërruar pa incidente, të paktën deri në këto momente, kryetari i Bashkisë së Devollit.

Socialisti që fitoi zgjedhjet e 30 qershorit Eduart Duro, ka shfrytëzuar momentin kryetari demokrat Bledjon Nallbati ishte larguar nga ambientet e Bashkisë. Pasi u betua në Prefekturë, Duro i shoqëruar nga persona të tjerë thyen bravën e derës së zyrës dhe hynë forcërisht brenda.

Nga karrigia e kryetarit, Duro ka dhënë edhe mesazhet e para. Ai tha se puna në këtë Bashki do të vijojë normalisht.

“Stafi i Bashkisë do të jetë i njëjtë, askush nuk do të largohet. Nuk do të ketë largime politike. Nallbati nuk denjoi të më dorëzonte zyrën. Më në fund u mbyll një proces i gjatë”, tha Duro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068099498748779
array(1) { ["section"]=> string(125) "bie-pa-rezistence-bashkia-e-pare-e-djathte-duro-ulet-ne-karrigen-e-kryetarit-dhe-jep-mesazhin-e-rendesishem-per-stafin-173438" }