Bie paundi me 6% brenda pak minutash, Banka e Anglisë: Do investigojmë rënien misterioze

Publikuar tek: ekonomi, më 16:43 07-10-2016 Bie paundi me 6% brenda pak minutash,  Banka e Anglisë: Do investigojmë rënien misterioze

Banka e Anglisë ka konfirmuar se do të hetojë shkaqet e rënies së  menjëhershme të paundit, vlerë e cila u ul në mënyrë misterioze brenda natës në Azi.

Lajmi i hetimit erdhi menjëherë pasi paundi pësoi një rënie aksidentale këtë të premte prej 6% në krahasim me dollarin për çështje minutash duke u stabilizuar sërish.

“Ishte një ditë tepër e qetë në Azi, dhe më pas u bë shumë zhurmë! Të gjithë dritat u bënë të kuqe”,-tha  për CNN, Matt Simpston, analist i lartë i tregut në ThinkMarket.

Ka patur spekulime për anomali teknike apo gabime njerëzore që kanë shkaktuar një gabim komjuterik duke paraqitur këto shifra në kompjuter.

Naeem Aslam, analiste kryesore e tregut, tha se kjo ishte një tregues se si mund të vazhdojë rënia e paundit në të ardhmen.

“Ajo që ndodhi ishte një çmenduri e vërtete, por kjo rënie tregon se monedha mund të ulet akoma më shumë në të ardhmen”, –tha Aslam duke treguar se BREXIT do të ketë efekte në ekonomi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023249864578247
array(1) { ["section"]=> string(91) "bie-paundi-me-6-brenda-pak-minutash-banka-e-anglise-do-investigojme-renien-misterioze-55410" }