KPK ka konfirmuar në detyrë, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Olsi Komici, anëtare Brunilda Bekteshi dhe me relator Lulzim Hamitaj fillimisht vuri në dukje disa mungesa burimesh në justifikimin e pasurisë së tij, por gjyqtari mohoi akuzat dhe pas verifikimeve të mëtejshme të KPK, ai sot u konfirmua në detyrë dhe do të vazhdojë të jëtë gjyqtar pranë Apelit të Shkodrës.
Kalaja prej vitit 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Shkodër, ndërsa ka shërbyer edhe si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.