Bien ndjeshëm fitimet në ekonomi, ja cilët janë sektorët më fitimprurës

Publikuar tek: ekonomi, më 08:12 21-02-2019 Bien ndjeshëm fitimet në ekonomi,  ja cilët janë sektorët më fitimprurës

Të bësh biznes fitimprurës në Shqipëri, sa vjen e po bëhet më e vështirë, me konkurrencën që shtohet, sektorët që maturohet, konsumin që është i tkurrur, teksa rritja e pagave ka qenë minimale vitet e fundit.

Të dhënat e Anketës Strukturore të INSTAT tregojnë se 107 mijë bizneset që janë aktive në vend fituan në total neto (pas taksave), 159 miliardë lekë, ose rreth 1.2 miliardë lekë në vitin 2017. Në raport me vitin e mëparshëm, fitimet në vlerë absolute  kanë rënë me 3.2%. nga tetë sektorë kryesorë që i grupon INSTAT, gjashtë prej tyre kanë parë rënie të fitimeve në vlerë absolute, konkretisht “transporti dhe telekomunikacionet”, “ndërtimi”, “energjia elektrike, gazi dhe uji”, “shërbimet”, “akomodimi dhe shërbimi ushqimor” dhe “tregtia”. Rritje të fitimeve raportuan vetëm “industria nxjerrëse” dhe “industria përpunuese”. Rënien më të lartë të fitimeve në vlerë absolute e raportoi sektori i “Transporti, informacioni dhe komunikacioni”, (-4.6 miliardë lekë), si rrjedhojë e ecurisë negative të operatorëve celularë, të cilët deklaruan të gjithë humbje në 2017-n. Më pas vjen “En. elek., gazi, uji dhe trajtimi i mbetjeve” (-3.6 miliardë lekë), si rrjedhojë e një viti të thatë që përkeqësoi treguesit e operatorëve të sistemit energjetik. Rënie të fitime me prej 3.2 miliardë lekësh raportoi dhe ndërtimi dhe tregtia me -1.7 miliardë lekë.

Ndonëse të ardhurat e kompanive nga shitjet janë rritur me 8.3%, duke arritur në  rreth 2 trilionë lekë, apo 16 miliardë euro, kjo nuk i ka ndihmuar bizneset që të kenë më shumë para të mbetura në fund të vitit, pasi shpenzimet, përfshirë ato për personelin, mallrat e blera dhe të tjera, janë rritur me ritme më të larta, prej gati 13%.

Kjo ka bërë që norma e fitimit në gjithë ekonominë të bjerë në  8.7%, nga 7.8% që ishte vitin e mëparshëm. Kjo do të thotë që për çdo 100 lekë të ardhura në ekonomi, 7.8 lekë shkojnë si fitim neto në duar e bizneseve, që operojnë në vend.

Tregtia dhe shërbimet sjellin 61% të fitimeve në ekonomi

Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë me të ardhurat që sigurojnë nga zanati i vjetër i shit-blerjes dhe nga shërbimet e akomodimi (kryesisht baret e restorantet). Në vlerë absolute, fitimet nga tregtia ishin rreth 510 milionë euro, dhe ato nga shërbimet dhe nga akomodimet rreth 240 milionë euro. Në total nga tregtia dhe baret-restorantet që janë të përhapur në çdo cep dhe hoteleria, gjenerohen rreth 61% e totalit të fitimeve në ekonomi. Kjo është e lidhur me numrin e lartë të ndërmarrjeve që operojnë në këtë sektor, rreth 45 mijë në tregti dhe 20 mijë në shërbime, që së bashku përbëjnë e 60% të totalit të ndërmarrjeve në vend.

Më pas renditet ndërtimi, që u ka sjellë ndërtuesve rreth 180 milionë euro fitime në 2017-n, i ndjekur nga industria përpunuese (154 mln euro), Transporti, informacioni dhe komunikacioni (70 mln euro), Industria nxjerrëse (45 mln euro).

Sektorët më fitimprurës

Shërbimet rezultojnë sektori më fitimprurës në ekonomi, ku 14% e të ardhurave mbetet në fund si fitim neto. Në krahasim me 2016-n, norma e fitimit ka rënë me 4 pikë përqindje.

Ndërtimi renditet në vend të dytë, me normë kthimi prej 9.3% edhe ky me rënie në raport me një vit më parë.

Industria përpunuese kthen si fitime 8.1% të të ardhurave.

Pas humbjeve të vazhdueshme, industria nxjerrëse raportoi normë fitimi prej gati 8%, duke qenë sektori me ecurinë më të mirë të përfitueshmërisë në 2017-n.

Nga tregtia, nga e cila e sigurojnë jetesën pjesa më e madhe e shqiptarëve, normat e fitimit kanë rënë duke zbritur në 6.8%.

Baret dhe restorantet (akomodimi dhe shërbimi ushqimor), nuk po rezultojnë më aq fitimprurës. Për çdo 100 lekë të gjeneruara, në 2017-n fitohej vetëm 6.6 lekë, nga gati 12 lekë vitin e mëparshëm./Monitor

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064449310302734
array(1) { ["section"]=> string(77) "bien-ndjeshem-fitimet-ne-ekonomi-ja-cilet-jane-sektoret-me-fitimprures-153616" }