Bien normat e interesit në Britaninë e Madhe, banka e Anglisë jep alarmin

Publikuar tek: bota, më 16:50 04-08-2016 Bien normat e interesit në Britaninë e Madhe, banka e Anglisë jep alarmin

Normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë nga 0.5% në 0.25% dhe Banka e Anglisë ka sinjalizuar se do bien edhe më shumë nëse ekonomia përkeqësohet.

Banka nxorri një sërë masash për të stimuluar ekonominë britanike, duke përfshirë një skemë prej 100 miliard paundësh, për të detyruar bankat të kalojnë në normat e ulëta të interesit për individët dhe bizneset.

Banka e Anglisë gjithashtu do të blejë 60 miliard paund obligacionet e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 10 miliard paund obligacionet e korporatave.

Guvernatori Mark Carney tha se ka një kufi të uljes së normave të interesit më tej.

Carney mori një qëndrim të ashpër mbi bankat dhe futjen e “Skemës së Financimit”. Kjo do t’i lejojë bankat ti mbajnë normat e interesit afër bazës 0.25%, për t’i inkurajuar ato të kalojnë në norma më të ulëta interesi për bizneset dhe familjet.

Sipas Guvernatorit, bankat nuk kanë "asnjë justifikim" të mos kalojnë në kosto më të ulëta të huamarrjes për konsumatorët, dhe do të paguajnë një dënim nëse nuk e bëjnë këtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.69586896896362
array(1) { ["section"]=> string(78) "bien-normat-e-interesit-ne-britanine-e-madhe-banka-e-anglise-jep-alarmin-48768" }