Big Basta surprizon Vesën në mënyrën më të veçantë: Do të martoheshe për herë të dytë me mua? (LETRA)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:27 26-05-2020 Big Basta surprizon Vesën në mënyrën më të veçantë: Do të martoheshe për herë të dytë me mua? (LETRA)

Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku shpesh i bëjnë dhe dedikime të ëmbla njëri-tjetrit.

Mëngjesin e sotëm, reperi i ka bërë surprizën më të veçantë bashkëshortes së tij, duke i bërë një propozim të dytë për martesë në një mënyrë tepër origjinale.

Reperi i ka lënë Vesës një letër, në të cilën shkruhej: “Nëse do të të porpozoja prapë; A do martohesh për herë të dytë me mua? Zgjidh “Po” ose “Jo”. Të dua!”, shkruan reperi.

Dhe sigurisht kjo letër e ka lumturuar pa masë këngëtaren e cila e ka postuar atë në ‘Intastory’ mbi të cilën ka shkruar “Surpriza e mëngjesit”.

Screenshot_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061099529266357
array(1) { ["section"]=> string(104) "big-basta-surprizon-vesen-ne-menyren-me-te-vecante-do-te-martoheshe-per-here-te-dyte-me-mua-letra-207870" }