BILANC I ZI/ 4 të vdekur dhe 93 raste të reja me COVID, të intubuar te INFEKTIVI mosha të reja

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 11-07-2020 BILANC I ZI/ 4 të vdekur dhe 93 raste të reja me COVID, të intubuar te INFEKTIVI mosha të reja

Në 24 orët e fundit raportohen 4 të vdekur si pasojë e COVID 19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat janë një 68 vjecar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjecar nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

8 të prekur  janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar në gjendje të rëndë.

Sakaq janë kryer 420 testime dhe 93 raste kanë rezultuar pozitive.

Sipas MSH, të intubuar janë edhe mosha të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve

Genta Qirjako -Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e Covid19.

Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)

Testime totale                   31933

Raste pozitive                    3371

Raste të shëruara             1881

Raste Aktive                       1401

Humbje jete                       89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   591

Durrës                   229

Shkodër                 178

Vlorë                     120

Lezhë                    68

Fier                        42

Kukës                    41

Korçë                     34

Elbasan                 33

Berat                     25

Gjirokastër          22

Dibër                    18

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095679759979248
array(1) { ["section"]=> string(99) "bilanc-i-zi-4-te-vdekur-dhe-93-raste-te-reja-me-covid-te-intubuar-te-infektivi-mosha-te-reja-213518" }