ITALIA në 24 orë: Regjistrohen 889 raste vdekjesh, bilanc lufte nga koronavirusi në shtetin fqinj (TË DHËNAT)

Publikuar tek: rajon, më 19:07 28-03-2020 ITALIA në 24 orë: Regjistrohen 889 raste vdekjesh, bilanc lufte nga koronavirusi në shtetin fqinj (TË DHËNAT)

Italia në një tjetër ditë të zezë, kur numri i atyre që kanë humbur jetën nga coronavirus në 24 orët e fundit është 889, pak më pak sesa dita e djeshme (919), por që në shtetin fqinj numri i atyre që kanë humbur jetën kap shifrën e 10.023 persona.

 

Personat momentalisht me covid-19 u shtuan për 24 orë me 5974 raste të reja, duke e çuar numrin total në 92.472. Janë shëruar për 24 orë 1434 persona, një rekord që nga fillimi i epidemisë, me një total prej 12.384 të shëruar. Rajoni i Lombardisë, vazhdon të mbetet rajoni më i nxehtë i prekur nga sëmundja e coronavirus. 3856 në terapi intensive, 26 676 në struktura spitalore e 39 533 në izolim shtëpiak. 

Mes viktimave është dhe një shtetas shqiptar, Adrian Kazazi 61 vjeç, baba i 2 fëmijëve, i martuar e që prej shumë vitesh jetonte në Romë.

Të dhënat u bënë publike në Itali, ndërkohë që një avion i Air Albania është ulur ne shtetin fqinj me një ekip mjekësh dhe infermierësh, që u shoqëruan nga ministri në detyrë i punëve të Jashtme, Gent Cakaj, mjekë, që do të zbresin direkt në zonën e nxehtë të Lombardisë.

91006679_636782300227198_7818446079229165568_n_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010530948638916
array(1) { ["section"]=> string(97) "bilanc-lufte-889-viktima-ne-24-oret-e-fundit-ne-itali-mbi-10-mije-jete-te-humbura-ne-total-200443" }