Bilanc TRAGJIK në Britaninë e Madhe nga Covid-19, 708 persona të vdekur dhe 3.735 të infektuar në 24 orë

Publikuar tek: bota, më 16:13 04-04-2020 Bilanc TRAGJIK në Britaninë e Madhe nga Covid-19, 708 persona të vdekur dhe 3.735 të infektuar në 24 orë

Vijon bilanci tragjik në Britaninë e Madhe prej koronavirusit, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 708 persona.

Numri i personave të rinj të prekur me Covid-19 është 3.735, ndërsa në total janë 41.903 të infektuar. Fatkeqësisht numri i të vdekurve vijon të rritet, duke shkuar në 4.313.

Britania është një ndër vendet me rritjen më të shpejtë të rasteve të reja, ndërsa numri i rasteve aktive shkon në 37.455. Deri në këto momente janë vetëm 135 pacientë të shëruar nga virusi vdekjeprurës, megjithë masat e marra për frenimin e Pandemisë që ka ‘gjunjëzuar’ globin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087919235229492
array(1) { ["section"]=> string(110) "bilanc-tragjik-ne-britanine-e-madhe-nga-covid-19-708-persona-te-vdekur-dhe-3-735-te-infektuar-ne-24-ore-201343" }