Është rritur bilanci tragjik i vdekjeve në Stamboll nga sulmi me armë në klubin më të famshëm të natës “Reina” në Stamboll.
39 persona ndërruan jetë si dhe më shumë se 40 persona janë plagosur. Sipas CNN Turk mësohet se rreth 700 persona u ndeshën me breshërinë e plumbave nga “babagjyshi” i armatosur. Disa prej tyre u detyruan që të hihen në det.
Sipas Vasip Sahin mes të vdekurve është një polic. Sulmi në klubin e natës "Reina" ndodhi në zonën e Ortakoi, në rreth orës lokale 01:30 (22:30 GMT).
Sipas guverntorit ky ishte një sulm terrorist,ndërsa CNN Turk raportoi se sulmuesi ishte i veshur me një kostum Santa Claus.