Italia ka pësuar një rritje të ndjeshme të personave të infektuar me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 24, 099 raste të reja. Ndërsa ditën e djeshme kishte një numër rekord të viktimave që nga fillimi i pandemisë, edhe sot numri i të vdekurve ka mbetur i lartë.
Mediat italiane raportojnë për 814 të vdekur në 24 orët e fundit. Dje u shënuan 993 viktima dhe rezultuan pozitivë me koronavirus 23,225 persona. Po ashtu 9 rajone janë futur në zonën e kuqe të rrezikshmërisë së lartë.
Rastet e reja: 24,099 (dje 23,225)
Tampona (diagnostikues dhe kontrollues): 212.741 (dje 226.729)
Aktualisht pozitive: 757.702, -2.280 (dje 759.982)
Të shtruar në spital: 31,200, -572 (dje 31,772, -682)
Spitaluar në Kujdesin Intensiv: 3.567, -30 (dje 3.597, -19)
Rastet totale pozitive: - (dje 1,664,829)
Vdekjet: 814 (dje 58,138, 993 vdekje të regjistruara në 24 orë)
Totali i Shkarkuar / Shëruar: 872.385, +25.576 (dje 846.809)