BILANC TRAGJIK në Bulqizë/ Rrjedh bombula e gazit, vdes nëna me 2 fëmijët, 1 tjetër i plagosur rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 14-02-2020 BILANC TRAGJIK në Bulqizë/ Rrjedh bombula e gazit, vdes nëna me 2 fëmijët, 1 tjetër i plagosur rëndë Fshati Ostren

TRAGJEDI në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës.

Si pasojë e rrjedhjes në bombulës së gazit kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të familjes.

Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolës ndërsa kanë mbetur të vdekur nëna, konkretisht shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, (vajza dhe djali) ndërsa një tjetër fëmijë i familjes është plagosur rëndë.

Menjëherë ambulanca me stafin e spitalit të Bulqizës janë nisur drejt fshatit ndërsa kërkohet ndihmë me helikopter nga Tirana.

Informacion paraprak nga policia

Në  Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071241855621338
array(1) { ["section"]=> string(89) "bilanc-tragjik-shperthen-nje-bombul-gazi-ne-bulqize-3-te-vdekur-1-i-plagosur-rende-195175" }