BILANCI/ 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shkon në 1004 shifra e të infektuarve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 25-05-2020 BILANCI/ 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shkon në 1004 shifra e të infektuarve Eugena Tomini

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i të infektuarve në vendin tonë të kalojë mbi 1000.

Nga rastet e reja 4 janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ndërsa në spitalin Infektiv janë të shtruar 16 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Mbështetur në strategjinë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të humbjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshme, përkundrejt 14 ditëve të vlerësimit të saj.

Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19 si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni këto shenja telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)

Testime totale                         14659

Testime molekular                  13333

Testime serologjike                  1326

Raste pozitive                          1004

Raste të shëruara                     795

Raste Aktive                               177

Humbje jete                                   32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

   

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            59

Durrës           53

Krujë             27

Shkodër         12

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan           1

Mirditë           1

Korçë             1

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010682106018066
array(1) { ["section"]=> string(100) "bilanci-6-raste-te-reja-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit-shkon-ne-1004-shifra-e-te-infektuarve-207702" }