Pandemia e Covid-19 për më shumë se një vit ka ‘poshtuar’ botën.
Ndërsa muajt kalojnë bilanci vijon të thellohet, teksa tashmë zytarisht 100 milionë qytetarë janë prekur nga Covid-19.
Kjo është shifra e fundit zyrtare e nxjerrë nga uebi ëorldmeters që merret me përditësimin e të dhënave të koronavirusit në të gjithë botën.
Në rang global 100,318,660, janë prekur nga koronavirusim, prej të cilëve 2,150,615 kanë humbur jetën, ndërsa 72,368,409 e kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës.
Numri më i madh i viktimave regjistrohet në SHBA, ku 431,392 persona kanë humbur jetën, nga më shumë se 25,861,597 milionë qytetarë të infektuar me COVID-19.
India mban vendin e dytë për numrin e viktimave, pasi 153,624 qytetarë kanë vdekur nga më shumë se 10,677,710 të infektuar, ndërsa ndjek në vendin e tretë Brazili me 217,712 nga më shumë se 8 milionë të infektuar.