Bilanci i policisë, në një ditë 9 arrestime, urdhër mbrojtje për një burrë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:49 11-06-2015 Bilanci i policisë, në një ditë 9 arrestime, urdhër mbrojtje për një burrë

Policia e Tiranës ka bërë bilancin e punës për datën 10 qershor ku janë kryer  nëntëarrestime dhe janë lëshuar dy urdhër mbrojtje, një për një burë dhe një për një grua të cilët akuzohen për ushtrim dhune.

Më datë 10.06.2015,  u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.H, 44 vjeç, banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti B.H, 47 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, gjithashtu u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E.K, 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse bashkëshortja E.K, 29 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.

Policia ka arrestuar personin e shpallur në kërkim Admir Kamberi, 33 vjeç, banues në Peshkopi, i shpallur në kërkim sepse Prokuroria e Rrethit Dibër, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila ka caktuar mësën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit: 1-Nadire Qinami (Dano), 58 vjeç, banues në Tiranë, pronare e firmës së ndërtimit “Brilant” shpk, 1-Enea Kociasi, 43 vjeç, banues në Tiranë, inxhiner ndërtimi pranë kësaj firme sepse në rrugën “Frederik Shiroka”, kanë ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit tre kate)

Shtetasi Marlin Zaimi, 21 vjeç, banues në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë është arrestuar  si dhe punohet për kapjen e shtetasve: 1-S.I, 19 vjeç, banues në Tiranë dhe 2-E.M18 vjeç, banues në Tiranë, se në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se janë autorët e vjedhjes së video projektorëve tek Fakulteti “Marlin Barleti”

R. M, 16 vjeç është arrestuar sepse në rrugën “Princ Vidi“, ka goditur me dorezë hekuri në kokë, shtetasin I.L, 17 vjeç, banues në Tiranë.

Silvio Çërraga, 21 vjeç, banues në Elbasan është arrestuar sepse në rrugën e “Barrikadave”, i ka vjedhur telefonin celular të markës “Samsung Galaxy S4”, shtetases A.I, 20 vjeç, banuese në Tiranë.

Gjergji Sallahi, 23 vjeç, banues në Laprakë Tiranë, dhe 2-Luan Kokomani, 31 vjeç, banues në Tiranë, janë  arrestuar sepse në rrugën e “Shkodrës” pranë shinave të trenit Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 5.400 lekë shtetasve: 1-N.G, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe M.S, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Skënder Vathi, 57 vjeç, është arrestuar, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij shtetases V.V, 77 vjeç.

Policia ka arrestuar edhe Besmir Malaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Ibrahim Rugova”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Suzuki”, me targë CJ37996. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Garë e madhe në RTSH, ja cilët janë 20 kandidatët ambiciozë
Becchetti : Prokuroria dhe gjykatat në duart e Edi Ramës, Agon Channel frikësoi qeverinë »
Article Logic
Execution time: 0.011543035507202
array(1) { ["section"]=> string(78) "bilanci-i-policise-ne-nje-dite-9-arrestime-urdher-mbrojtje-per-nje-burre-13255" }