Bilanci më pozitiv që prej muajit mars në Itali, mbi 14 mijë raste aktive

Publikuar tek: bota, më 17:48 05-07-2020 Bilanci më pozitiv që prej muajit mars në Itali, mbi 14 mijë raste aktive

Italia shënon numrin më të ulët të viktimave dhe rasteve të reja të infektimeve me koronavirus që prej fillimit të muajit mars.

Autoritetet italiane njoftojnë për vetëm 192 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit. Gjithashtu numri i rasteve aktive me Covid-19 ka rënë nën 15 mijë. Aktualisht janë 14,642 persona të infektuar, prej të cilëve 945 po kurohen në spital, 74 në terapi intensive dhe pjesa tjetër qëndrojnë në shtëpi.

192,108 persona janë shëruar nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë ndërsa numri total i viktimave shkon në 34,861.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096380710601807
array(1) { ["section"]=> string(79) "bilanci-me-pozitiv-qe-prej-muajit-mars-ne-itali-mbi-14-mije-raste-aktive-212919" }