Bilanci tragjik nga tërmeti në Meksikë, 273 të vdekur dhe 1 900 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 13:20 22-09-2017 Bilanci tragjik nga tërmeti në Meksikë,  273 të vdekur dhe 1 900 të plagosur

Ka shkuar në 273 numri i të vdekurve nga tërmeti 7.1 ballë që godit Meksikën të martën.

Presidenti i vendit Enrique Pena Nieto u shpreh se shpëtimi dhe gjetja e atyre që ende ndodhen nën rrënojat është “përparësia jonë më e madhe”, shkruan BBC, transmeton newsbomb.al.

“Qeveria dhe e gjithë shoqëria jonë është përballur brenda më pak se dy ditësh me një interes dhe solidaritet masiv, pasojë e tërmetit që goditi pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Përparësia jonë vazhdon të jetë shpëtimi i njerëzve dhe vëmendja mjekësore për ata që kanë nevojë. Deri tani, më shumë se 50 vetë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Mexico City”, deklaroi Presidenti Nieto.  Ndërkohë, nga goditja e tërmetit janë më shumë se 1 900 të lënduar në kryeqytetin, Meksico.

_97938314_mediaitem97938313.jpg

 

_97871678_mediaitem97871677.jpg

_97871684_mediaitem97871683.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Siguria në internet, kjo këngëtare është rreziku më i madh për kompjuterin dhe telefonin tuaj (FOTO)
Presidenti francez Macron sfidon protestuesit, firmos reformat për punësimin »
Article Logic
Execution time: 0.0098831653594971
array(1) { ["section"]=> string(80) "bilanci-tragjik-nga-termeti-ne-meksike-273-te-vdekur-dhe-1-900-te-plagosur-93292" }