Bilbil Hasani, një burrë i mrrolun - Kronikë nga Burgu 313, Tiranë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:01 22-02-2020 Bilbil Hasani, një burrë i mrrolun - Kronikë nga Burgu 313, Tiranë Bilbil Hasani, baba i 4 femijeve

Bilbil Hasani, një burrë i mrrolun

Nga Erl Kodra

Shqipëria është vendi i tragjedive.

Dramat njerëzore që luhen në një hapësirë kaq të vogël maisen përditë, ushqehen me dhimbje gjithëfare, si përshembull mungesa e bukës në sofër për katër gojë që presin. Në fillim ajo është thjeshtë një dramë, më vonë kthehet në një dramë kronike, pastaj kalon në një dramë depresive, pastaj ekziston vetëm tuneli i errët. Fillon të urresh gjërat e shijshme, si ushqimi me perime të ziera, urren përvdekje çokollatat, lodrat e fëmijëve, rrobat e të vegjëlve. Bota të duket një mjedis armiqësor, ndërsa shtëpia një ferr i vogël.

Kështu, një ditë të zakonshme, ti vendosë të vjedhësh diçka të vogël. I dërrmuar, me lulen e ballit të mrrolur prej zorit dhe ankthit që po të çanë zemrën, i merr dikujt 12.000 lekë. Dymbëdhjetë mijë lekë të vjetra. Ose 9,6 Euro. Ose 10 USD. Ju kërkoj ndjesë se nuk e di se sa ka qenë kursi i këmbimit atë ditë, që të përllogaris shifrën e saktë.

Ka shumë rëndësi ky detaj, në fakt. Dhe e dini pse?

Ato ishin 12.000 lekë. E përsëris se e kam fjalën për lekë të vjetra. 9,6 Euro, ose 10 USD. Saktësisht këtë shumë të jashtëzakonshme parash, e vodhi burri me ballin e mrroltë, që urrente përvdekje ushqimin. Por ky është një krim i rëndë, i patolerueshëm për moralin tonë komunist.

Burri me ballin e mrroltë, arrestohet në flagrancë.

Del para Gjykatësit, një burri tjetër me ballin e larë.

Gjykatësi vendos:

Në burg, sepse ti ke kryer një krim të jashtëzakonshëm. Ke vjedhur 12.000!

Kështu u bë, puna u krye, vettingu po ashtu. Burri me ballë t'mrroltë në kokërr të burgut, ndërsa 4 gojët e mitura në shtëpi nuk ka shanse të ushqehen me para krimi, korrupsioni ose trafiku.

Ky është shteti i fortë.

***

Më 21 Shkurt 2020, nga dritaret e qelive të burgut 313, fluturoi një zog, më në fund i lirë, i çliruar nga barra e "krimit të tmerrshëm" që kishte kryer. Atë barrë nuk mund t'a duronte më burri i shkretë, barrën e rëndë të hajdutit, dhe se, vendosi t'ia japë denimin vetes, mos të presë Drejtësinë e Re.

Drejtësisë e Re, të dalë nga Reforma në Drejtësi, që rrjedh nga Zgjedhjet e Lira të Vitit 2017, po i pëlcasin bulshitë nga shëndeti.

Burri me ballë t'mrroltë iku. Një i mjerë më pak në këtë botë. Ai nuk ngjante me Zhan Valzhan, i dalë nga “Të mjerët” e Hygoit.

***

Mediat vazhdojnë raportimet për arritjet spektakolare të Kryeministrit Edi Rama. Për 1.15 miliradë Euro. Për 9,6 Euro, burri i mrroltë iku nga kjo botë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066449642181396
array(1) { ["section"]=> string(69) "bilbil-hasani-nje-burre-i-mrrolun-kronike-nga-burgu-313-tirane-196076" }