‘BILD’ zbulon skandalin: Këshilli i Evropës mund të emërojë një spiun rus si të dërguar në dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar tek: rajon, më 22:01 11-11-2019 ‘BILD’ zbulon skandalin: Këshilli i Evropës mund të emërojë një spiun rus si të dërguar në dialogun Kosovë-Serbi Keshilli i Evropes

Gazeta prestigjioze gjermane ‘Bild’, ka shkruar sot rreth një skandal në të cilin mund të përfshihet institucioni i Këshillit të Evropë, në rast se për përfaqësues Special në dialogun Kosovë-Serbi të zgjidhet një ish-spiun që i ka shërbyer më parë Rusisë.

Sipas ‘BILD’, bëhet fjalë për Alexei Kondratiew, për të cilin gazeta gjermane ngre dyshimet se mund të emërohet i dërguar special për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

BILD ka zbuluar se ky raportues do të ketë detyrë për të informuar Këshillin e Evropës lidhur me zhvillimet demokratike dhe mbi konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për këto raportime, në Berlin janë përzgjedhur Peter Meyer nga CDU, një përfaqësues holandez dhe rusi Alexei Kondratiew.

Kondratiew  ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa që nga qershori i këtij viti është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë.

Kondratiew ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010, ndërkohë që ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rust ë KFOR-it.

Sipas Bild, Kondratiew asnjëherë  nuk e ka mbajtur sekrete qasjen e tij kundër Kosovë dhe qëndrimin pro Serbisë.

Gazeta gjermane ndër të tjera shkruan se ka edhe një numër të madh spekulimesh se Kondratiew ika qenë i përfshirë në një skandal në Kosovë përgjatë vitit 2001, kur i dehur kishte shtënë me armë dhe kishte lënduar disa persona.

takimi me Asadin.jpg

Alexei Kondratiew ne nje takim me presidentin sirian me Bashar Al Asadin 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075109004974365
array(1) { ["section"]=> string(116) "bild-zbulon-skandalin-keshilli-i-evropes-mund-te-emeroje-nje-spiun-rus-si-te-derguar-ne-dialogun-kosove-serbi-185534" }