Bill Gates, çfarë mendon për librat? A shpenzon kohë për të lexuar ndonjë libër?

Publikuar tek: bota, më 19:24 02-01-2016 Bill Gates, çfarë mendon për librat? A shpenzon kohë për të lexuar ndonjë libër? Cover-i i librit me shenimet qe Bill Gates ben per librat qe lexon

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, thotë për median amerikane në një intervistë me email se lexon të paktën 50 libra në vit. Madje për to mban edhe shënime. “Disa vite më parë fillova të mendoj se do të ishte kënaqësi të ndaja disa nga mendimet e mia edhe me publikun” shkruan ai në intervistë. “Gjithmonë më ka pëlqyer të lexoj dhe të mësoj, kështu do të ishte fantastike nëse njerëzit do të shihnin disa nga shënimet e mia dhe të inkurajoheshin ti lexonin e të ndanin edhe online së çfarë mendojnë për to” thotë Gates. 

Kur është i zënë me punë, thotë se lexon një apo dy libra në javë, por kalon të paktën katër apo pesë orë të së njëjtës periudhë kur është me pushime me familjen.

Atij i pëlqente të lexonte që kur ishte fëmijë. “Kam lexuar për qef enciklopeditë” thotë ai, “dhe isha me fat që prindërit e mi më blenin librat që doja”.

Pak vetë kanë dijeni se Gates ka një blog ku vendos shënimet për librat që lexon. Ai gjithashtu shkruan edhe për punën e tij filantropike por edhe të fondacionit. Por shënimet për librat marrin vëmendjen më të madhe.

Në shënimet e Gates, ai shpesh rekomandon libra që kanë një lidhje me shkencën dhe shëndetin publik.

Shumë rrallë mund të postojë shënime negative për librat që lexon duke shpjeguar se nuk është e nevojshme të harxhosh kohën për të treguar se pse nuk duhet lexuar ndonjë libër. “Kam pasur një zakon, të cilin nuk e rekomandoj, për të përfunduar çdo libër që filloj ta lexoj. Edhe nëse nuk jam dakord me librin, kaloj shumë kohë duke shkruar shënime. Kjo do të thotë se sa më shumë shoh se libri nuk më pëlqen, aq më shumë kohë harxhoj dhe shtyhem për ta përfunduar atë”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021014928817749
array(1) { ["section"]=> string(83) "bill-gates-cfare-mendon-per-librat-a-shpenzon-kohe-per-te-lexuar-ndonje-liber-29020" }