Bill Gates paralajmëron: Gjërat po përkeqësohen, 5 muajt e ardhshëm do të jenë të zymtë

Publikuar tek: bota, më 21:35 04-12-2020 Bill Gates paralajmëron: Gjërat po përkeqësohen, 5 muajt e ardhshëm do të jenë të zymtë Bill Gates

Miliarderi Bill Gates është shprehur se nuk parashikon përmirësim të situatës së COVID të paktën për 4-5 muajt e ardhshëm, duke thënë se numri i infektimeve të reja dhe viktimave do të vazhdojë të rritet.

Ai tha për televizionin NBC se do ta merrte vaksinën sapo të dalë, ndërsa shtoi se normaliteti mund të rikthehet në pranverë nëse dyfishohen masat e shëndetit public.

”Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë”, tha ai.

Për sa i përket vaksinave anti-COVID, Gates tha se të gjitha mund të jenë efikase, duke iu referuar vaksinave të zhvilluara nga Moderna dhe Pfizer.

”Duket se pothuajse të gjitha vaksinat do të kenë sukses. Ështe shkencë e mrekullueshme, prodhim i shkëlqyeshëm industrial, bashkëpunim perfekt, edhe midis vendeve. Pra, e dini, kjo është një luftë, ne jemi të gjithë së bashku”, tha Bill Gates.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRAGJIKE/ Foshnja 1-muajshe vdes nga kequshqyerja, nëna kishte frikë të dilte nga shtëpia për shkak të koronavirusit
Studimi i ri: Nëse keni bërë këtë vaksinë, atëherë jeni më pak të rrezikuar nga COVID-19 »
Article Logic
Execution time: 0.009829044342041
array(1) { ["section"]=> string(92) "bill-gates-paralajmeron-gjerat-po-perkeqesohen-5-muajt-e-ardhshem-do-te-jene-te-zymte-230215" }