Billi Eilish bën histori, kolona zanore e 'James Bond' kryeson renditjen

Publikuar tek: bota, më 22:23 21-02-2020 Billi Eilish bën histori, kolona zanore e 'James Bond' kryeson renditjen Billie Eilish

Këngëtarja Billie Eilish ka kryesuar tabelat e renditjeve me këngën e saj 'No Time to Die', e cila është edhe kolona zanore e filmit me të njëjtin titull.

Kënga ka patur 90 mijë shitje dhe më shumë se 10.6 milionë klikime në javën e parë të daljes.

Në moshën 18 vjeçare ajo u bë artistja më e re që zë vendin e parë në renditje me një kolonë zanore të filmave të James Bond.

Kompania Zyrtare Charts ka thënë se shitjet janë më të mëdhatë në histori për një film të James Bond.

Adele me këngën 'Skyfall' arrit në 84 mijë, ndërsa The Writing's The Wall arriti në 70 mijë shitje.

Billie Eilish fitoi edhe çmimin si këngëtarja më e mirë femër në Brit Awards.

Ajo ishte gjithashtu fituesja e madhe e çmimeve Grammy, pasi fitoi katër çmime.

Filmi 'No Time to Die' do të dalë në kinematë botërore në prill, ndërsa kjo do të jetë hera e fumdit për aktorin Daniel Craig në rolin e Agjentit 007.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084400177001953
array(1) { ["section"]=> string(76) "billi-eilish-ben-histori-kolona-zanore-e-james-bond-kryeson-renditjen-196017" }