10.23 km dhe pothuajse 3 mijë kalori të djegura, ky është bilnaci i ish-kryeministrit Sali Berisha për ditën e shtunë në ecje të gjatë në këmbë. Sipas programit të instaluar në celularin e tij, Berisha del në konkluzionin se ecja ka qenë vërtetë ripërtëritëse. “Relaks! Bilanci i të shtunës në ecje të gjatë dhe ngjitje shkallësh, sipas fitbitit tim ishtë vërtet ripërtëritës”, shkruan deputeti demokrat në faqen e tij në “Facebook”. Tashmë duket se Berisha është gati për të hënën dhe rinisjen e debatit politik pas një fundjave relaksuese.