Një person është arrestuar nga policia e Lushnjes sepse në oborrin e shtëpisë së tij iu gjetën të mbjella bimë narkotike.
Sipas policisë, në fshatin Pirrë, në oborrin e banesës së Artor Toshkollari, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
41 vjeçari ka përfunduar në pranga dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" .