Bindja Demokratike hap fushatën elektorale, kandidatja për Durrësin dhe Patozi takim me të rinjtë

Publikuar tek: politike, më 13:10 02-06-2019 Bindja Demokratike hap fushatën elektorale, kandidatja për Durrësin dhe Patozi takim me të rinjtë

Pas PS-së edhe Bindja Demokratike ka hapur fushatën elektorale në ditën e sotme.

Kandidatja e BD për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari mbajti një takim me të rinjtë, ku prezantoi objektivat dhe projektin e saj për 30 Qershorin.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i partisë Astrit Patozi, i cili shkëmbeu mendime dhe ide për zgjidhjen e problemeve në këtë qytet.

'Jam e vendosur ti jap qytetit administratën që meriton, duke u mbështetur tek një model i ri dhe tek njerëz që kanë treguar se dinë të menaxhojnë dhe të administrojnë mirë, kudo ku ata kanë punuar', tha Sakollari, ndërsa theskoi se shumë shpejt do të dalë me një program ambicioz për zgjidhjen e problemeve të durrsakëve.

Ndërkohë Patozi e vuri teksin në forcën e modelit të ri që përfaqëson kjo parti në skenën politike shqiptare.

'Ne do tʼu shkojmë njerëzve aty ku ata jetojnë dhe kurrë nuk do tʼi thërrasim ata që të na ndjekin në mitingjet e lodhura të politikës gati 30 vjeçare', tha kreu i BD ndër të tjera.

Patozi deklaroi se BD do të jetë më e sukseshme se në qytetet e tjera në Durrës, pasi pretendon se modeli i Rilindjes në bashkinë e këtij qyteti është ndër më të shëmtuarit në Shqipëri.

4269e6fa-9d8a-4f22-982f-8b05969bda87.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Grushti i fuqishëm i Edvinit', Paloka nxjerr VIDEON, tallet keq me Ramën
Stoltenberg bën thirrje në Tiranë: Dhuna bie ndesh me vlerat tona, politika të ndihmojë… »
Article Logic
Execution time: 0.013592004776001
array(1) { ["section"]=> string(103) "bindja-demokratike-hap-fushaten-elektorale-kandidatja-per-durresin-dhe-patozi-takim-me-te-rinjte-166631" }