Binjakët në Kaliforni, që lindën natën e Vitit të Ri, kanë ditëlindje të ndryshme

Publikuar tek: bota, më 17:49 02-01-2016 Binjakët në Kaliforni, që lindën natën e Vitit të Ri, kanë ditëlindje të ndryshme Binjaket e lindur ne San Diego naten e vitit te ri

Dy binjakë të lindur në një spital në San Diego përgjithmonë do të ndajnë ditëlindje të ndryshme, dhe vite të ndryshme lindjeje, raportojnë mediat amerikane. 

Maribel Valencia, 22 vjeç I dha jetë vajzës së saj Jaelyn në orën 11.59 minuta të mbrëmjes ndërsa do të hynte viti i ri 2016 ndërkohë që më pas, erdhi në jetë djali i saj Luis, vetëm dy minuta më vonë, pasi kishte hyrë viti i ri, në 00.02 të 1 janarit 2016, raportoi zëdhënësja e spitalit Jennifer Dailard, ditën e sotme.

Të dy binjakët janë mirë me shëndet, ndërkohë që prindërit, janë të lumtur, pavarësisht se do të festojnë dy ditë, ditëlindjet e binjakëve. Ata do të plotësojnë familjen, ndërkohë që kanë edhe një moter më të madhe, Isabella, 3 vjeç. Prindërit u shprehën shumë të kënaqur për ardhjen e binjakëve natën e ndërrimit të viteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arabia Saudite ekzekuton 47 persona të akuzuar për terrorizëm
Financial Times bën parashikimet për 2016-ën: Clinton presidente e SHBA, Britania mbetet në BE »
Article Logic
Execution time: 0.011924982070923
array(1) { ["section"]=> string(85) "binjaket-ne-kaliforni-qe-linden-naten-e-vitit-te-ri-kane-ditelindje-te-ndryshme-29016" }