Binjaket shqiptare këndojnë 'Shumë pis' në  'The Voice of Italy', mahnitin jurinë dhe ngrenë në këmbë publikun

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:46 24-04-2019 Binjaket shqiptare këndojnë 'Shumë pis' në  'The Voice of Italy', mahnitin jurinë dhe ngrenë në këmbë publikun

Dy binjake shqiptare kanë ngritur në këmbë gjithë sallën në "The Voice of Italy" me këngën rap shqip 'Shumë pis'.

Ina e Serena Sinani, 2 motra të grupit  'Sindolls' kanë konkuruar gjatë natës së parë të këtij programi duke u vlerësuar me 4 Po nga këngëtarët coach të këtij shoë. 

Vajzat shqiptare kanë surprizuar me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D'Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini. 

Të 4 këngëtarët coach të këtij talent shoë kanë kërkuar që grupi Sindalls të bëhet pjesë e skuadrave të tyre. Por motrat shqiptare për shkak të afërsisë së stilit të tyre muzikor kanë preferuar skuadrën me trajner këngëtarin rap Gue Pequeno. 

Ina e Serena Sinani kanë performuar shqip këngën rap me titullin "Shume pis", kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula. 

Ina e Serena Sinani janë dy motra binjake 20 vjecare të cilat jetojnë në Monza me familjen e tyre. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083999633789062
array(1) { ["section"]=> string(111) "binjaket-shqiptare-kendojne-shume-pis-ne-the-voice-of-italy-mahnitin-jurine-dhe-ngrene-ne-kembe-publikun-161641" }