Birra shumë e nevojshme për organizmin tonë, sidomos te femrat

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:52 12-10-2016 Birra shumë e nevojshme për organizmin tonë, sidomos te femrat

Femra konsumoni birrë, por brenda normave. Konsumi në masën e duhur ka efekte shumë pozitive në organizëm.

 Birra përmban silic, i cili ruan densitetin e kockave veçanërisht tek femrat. Është një hidratues i shkëlqyer, sidomos pas stërvitjes dhe kjo provohet edhe nga rezultatet shkencore që përveç hidratimit, birra është në gjendje të zëvendësojë kripërat minerale si dhe vitaminat e trupit që janë konsumuar.

Gjithashtu, është vërtetuar se në bashkëveprim edhe me faktorë të tjerë, duke përfshirë edhe mënyrën e jetesës, konsumimi i moderuar i birrës parandalon edhe zhvillimin e sëmundjes së Parkinson-it.

Birra rrit  kolesterolin e mirë, mbron stomakun nga ulcera, pasi ka vlera antibakteriale, është e pasur me antioksidantë natyralë, me vitamina B12 një vitaminë shumë e rëndësishme për sistemin nervor. E pasur me fibra të tretshme, konsumimi i dy gotave në ditë përmbajnë 10% të sasisë së fibrave të nevojshme që duhen marrë në ditë. Pra, kosumi i saj në masën e duhur jep efeket pozitive në organizmin tonë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035260915756226
array(1) { ["section"]=> string(67) "birra-shume-e-nevojshme-per-organizmin-tone-sidomos-te-femrat-55965" }