Biseda / Ja si “zbuten” inspektorët tatimorë: Të bëj nder aty ku nuk cenoj bukën e kalamajve të mi

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 28-10-2015 Biseda / Ja si “zbuten” inspektorët tatimorë: Të bëj nder aty ku nuk cenoj bukën e kalamajve të mi

“Fiks Fare” ka sjell në vëmendje aksionin e informalitetit dhe punën e inspektorëve tatimorë në terren. Për ndryshim nga ditët e para të këtij aksioni, tashmë gjendja në terren është shumë ndryshe.



Përmes kamerave, “Fiksi...” ka arritur të kapë inspektorë tatimorë që udhëzojnë pronarët e lokaleve se si t’i shpëtojnë gjobave, duke i ndierë në “faj” iu duhet të gjobisin bizneset.

Një lokal në Tiranë

Pronari i lokalit: Ndoshta kam harruar. Për Zotin, nga që jam vetëm!
Inspektori i tatimeve: Nuk kena asnjë problem kështu ligjor a për...
Pronari: Ti shikon çfarë xhiroje kemi. Ne familjen po mbajmë.
Inspektori tatimeve: Shiko, po të kishe punëtorë, do jua kishe vënë fajin punëtorëve.
Pronari: Jo më mirë ta mbaj fajin për vete se sa t’ua fus punëtorëve.
Inspektori: Sot ke 5-6 grupe këtu rrotull. Kam fjalën ti ruaj vetën tënde.
Inspektori 1: Ti je A... 2?
Pronari: Po, do vendosni gjoba?
Inspektori: Unë nuk e di në errësirë kur futesh, nuk e di se ku jam tu hy. E ka pre, s’e ka pre. Lus Zotin, ishalla e ka pre. Ne kudo që hyjmë paragjykohemi. Ky tani duhet me zanë mend, që ka ardhur një ditë që ata pesë vetë që hyjnë brenda preua (kuponin tatimor). Unë ty të bëj nder aty ku nuk cenoj bukën e kalamajve të mi. A të them edhe një gjë tjetër unë ty? Domethënë është shtrënguar aq sa s’kam ça me të ba. I bihet murit? Jena me urdhër të punës. 
Pronari: Po e di mo më vjen keq s’po të kërkoj as letër, a urdherin e punës.
Inspektori: Kudo që futemi këtë muhabet kemi ne. Nuk kam ça me të ba. Mua më pe sot, nuk më shikon më këtu. Unë kam qenë inspektor zonë këtu, nuk e di ke qenë ti a s’ke qenë para 4-5 viteve, ka qenë kohë tjetër. Tani jemi më ndryshe. Ata mezi po presin me na kap ne inspektorët me na fut brenda. Tani nuk falet kur ke pesë tavolina, i ke të gjitha... Se unë ulem këtu brenda dhe unë s’e di kush është njëri, kush është tjetri. Ti mund ta kesh mikun brenda, mund ta kesh armikun brenda. U fut brenda thotë nuk veprohet. Se këtu kanë filluar gjërat duke u bërë kryqëzime. Çdo gjë. Unë sot po rri me këtë, nesër me një tjetër. 
Pronari: Ej, është e sigurtë që do ta marr gjobën, një 500-she?
Inspektori: Unë po të them vinë 20 veta në ditë, 20 informacione. Vijnë qytetarë si puna jote, si puna e këtij, vijnë atje me kollare. Filani s’pret (kupton tatimor), filan inspektor nuk u vë gjobë, filani kështu, filani ashtu. 

Hartojnë procesverbalin

Inspektori: Ishin gjashtë tavolina me klientë, një tavolinë ishte duke u shërbyer pa kupton tatimor. Kështu po t’i veja unë të gjitha, t’i vendosin ty komplet. Ore unë di me ba nder. Sot ka ardhur koha me ba nder deri aty ku s’i bën dëm vetes. (vazhdon shkrimi i procesverbalit). Ishin marrë 2 kafe dhe një ujë me vlerë 150 lekë. 
Inspektori 1: Sa e ke kafen?
Pronari: 60 lekë.
Inspektori: Po uji?
Pronari: 60 lekë.
Inspektori: 180 lekë totali. Me vlerë totale. 
Inspektori 1: Jemi nga Drejtoria e Përgjithshme, kushedi se ku na çojnë më pas. (Vazhdon shkrimi i procesverbalit) I lihet detyrë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë të zbardhë shkeljen e mësipërme.
Inspektori: Merre kur të vinë ato që binë raki, merre 1 faturë ose 2 dhe pastaj bëj riciklimin e brendshëm. 
Pronari: Se rakinë e bëj vetë, si do i bëj? 
Inspektori: po bëjë si po te them unë tani ty. Unë po të them ty merr 4-5 shishe dhe vazhdo bëj... E ke shishen brenda ti. Shishja jashtë duke sikur është e shtetit, e kantinës për shembull. Është mall, ti e provon edhe me shit kur e prodhon. Shteti ta njeh me pi me miqtë edhe me shokë tek shtëpia jote. (Vazhdon shkrimi i procesverbalit) Disponon faturat, se për librin nuk po shprehem se i bie të vë gjobë edhe për librin. Thuaj ekonomistes të mbajë dy libra. 
Pronari: Po e pyeta, tha i kam të vjetshmet, nuk po i kërkon më, mos i plotëso më tha. 
Inspektori: Për 13 sekonda më ke shkruajtur këtë. Shitja 85.000 (të vjetër) me kasë 85.000 lekë, shitje. Shumë e kësaj. Edhe me shumën e kësaj punon një herë në 3-4 ditë. E kupton se sa punë është. Kontrolli filloi në 20:00 dhe mbaroi në 20:20. 

Ndërkohë në një rast tjetër, në qytetin e Lushnjës, është vënë re një pakënaqësi nga administrata.

Një lokal në Lushnjë

Inspektori i hetimit tatimor: O shef do të ikësh në ndonjë vend?
Fiksi: Jo o vëlla, po pres një shok, po vjen tani. Po vjen i ngarkuar. 
Inspektori: i ngarkuar vjen?
Fiksi: Ë.
Inspektori: Në çfarë vendi ka ngarkuar?
Fiksi: Gjysmën i ka m letra, gjysmën pa letra.
Inspektori: O bo, bo, ç’na nxore punë ne, do dalim në televizor. 
Fiksi: Ça bëhet ndonjë gjë?
Inspektori: Ishalla ke ndonjë mall të mirë lart. Do të dalim në televizor sot, u bë nja dy javë që s’kemi dalë në televizor. 
Fiksi: Kapni ndonjë lekë apo jo të paktën?
Inspektori: Kapin, si nuk kapim. Kapim, kapim, 150.000 euro bëmë sekuestro na dhanë 600.000 lekë (të vjetra).
Fiksi: 600.000 lekë (të vjetra) ë?
Inspektori: E ça t’i bëjmë ne vari ..., punë shteti, punë shteti je ti, s’je privat. Punë shteti është, do lërë thotë ai, do ikë thotë ai. Vari leshtë o burrë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kontrabanda, burg deri në shtatë vjet
Tregtonin cigare kontrabandë, pranga tre shtetasve në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.013227939605713
array(1) { ["section"]=> string(99) "biseda-ja-si-zbuten-inspektoret-tatimore-te-bej-nder-aty-ku-nuk-cenoj-buken-e-kalamajve-te-mi-24127" }