Bisedimet e paqes me talebanët, Pompeo: Presidenti Trump mori vendimin e duhur për anulimin e negociatave

Publikuar tek: bota, më 21:33 08-09-2019 Bisedimet e paqes me talebanët, Pompeo: Presidenti Trump mori vendimin e duhur për anulimin e negociatave Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi ditën e sotme se presidenti Donald Trump ka ndërmarrë vendimin e duhur për të anuluar bisedimet e paqes me liderët talebanë për shkak të sulmeve të vazhdueshme të grupit terrorist në Afganistan.

‘Duhet t’i shohim ata të aftë për të përmbushur premtimet e tyre e për t’i dhënë fund dhunës në vendin e shkatërruar nga lufta para se të shpërblehen në një takim me presidentin Trump’, tha Sekretari i Shtetit Pompeo për televizionin CNN.

Negociatorët amerikanë dhe talebanët kanë gati prej një viti që po zhvillojnë bisedime paqeje.

Lufta me Afganistanin filloi me përpjekjet ushtarake amerikane për të fshirë bazat e trajnimit terrorist të Al-Kaidës.

Presidenti Trump, në rrjetin social twitter tha se nëse talebanët nuk mund të bien dakord për armëpushimin gjatë këtyre bisedimeve shumë të rëndësishme për paqe, atëherë me siguri nuk do të kenë forcën për të negociuar një marrëveshje. Edhe sa dekada të tjera janë të gatshëm të luftojnë?’, ka shkruar presidenti Trump.

Edhe pse synimi fillestar i SHBA për të sulmuar Afganistanin ishte heqja e bazave terroriste të Al-Kaedës, lufta është zgjatur prej vitesh, ku si pasojë 2.400 ushtarakë amerikan kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20,000 të tjerë të plagosur. Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht rreth 14,000 forca ushtarake në Afganistan edhe pse presidenti Trump është zotuar të tërhiqet me forcë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014155149459839
array(1) { ["section"]=> string(110) "bisedimet-e-paqes-me-talebanet-pompeo-presidenti-trump-mori-vendimin-e-duhur-per-anulimin-e-negociatave-177767" }