Bisedimet me BE, HOLLANDËS nuk ia ndryshon kush mendjen: JO për Shqipërinë, 1 kusht për Maqedoninë (KA KOHË VEÇ 2 DITË PËR NEGOCIATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:48 15-10-2019 Bisedimet me BE, HOLLANDËS nuk ia ndryshon kush mendjen: JO për Shqipërinë, 1 kusht për Maqedoninë (KA KOHË VEÇ 2 DITË PËR NEGOCIATA)

Nuk ka asnjë negociatë, qëndrim apo vendim që i ndryshon “mendjen” Hollandës sa i përket hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, që thotë një “JO” të prerë, që nuk dihet nëse do të mund të ndryshoj me punë diplomatike përgjatë këtyre dy ditëve, deri në fillimin e samitit të 17 tetorit.

Ministri i Jashtëm i Hollandës Stef Blok, në hyrje të takimit të Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme që u mbajt në Luksemburg paraditen e sotme tha se vendet duhet të trajtohen secila me specifikat e veta, raporton newsbomb.al.

Hollanda është për “JO” për të dy vendet si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Por ndërsa për të parën thotë vetëm për një kriter, ligjin për Prokurorinë e Pavarur, për Shqipërinë, ministri Blok, thotë se “ka ende shumë punë për të bërë”, raporton newsbomb.al.

Prononcimi i Stef Blok përpara fillimit të mbledhjes së Luksemburgut:

Pozicioni hollandez është që cdo vend duhet të vlerësohet nga meritat e veta. Vendet e Ballkanit kanë bërë shumë përpjekje. Kur vjen puna për Maqedoninë e Veriut ne mendojmë se ka edhe një hap që duhet të ndërmerret dhe ky është ligji për një Prokurori të pavarur. Nëse ky kusht plotësohet ne mendojmë se negociatat mund të fillojnë. Sa i përket Shqipërisë ne mendojmë se ka shumë punë akoma për të bërë dhe ata ende nuk janë gati për të filluar negociatat e stabilizim asociimit.

Nuk ka asnjë ndryshim kriteresh. Ideja është që kur vendet përmbushin kriteret bisedimet e anëtarësimit mund të fillojnë. Nuk ka asgjë të re në këtë gjë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27618002891541
array(1) { ["section"]=> string(135) "bisedimet-me-be-hollandes-nuk-ia-ndryshon-kush-mendjen-jo-per-shqiperine-1-kusht-per-maqedonine-ka-kohe-vec-2-dite-per-negociata-182132" }