BISEDIMET ME GREQINË/ Meta i tregon VIJËN E KUQE Bushatit: U detyrova jashtë dëshirës ta bëj publike...

Publikuar tek: politike, më 14:18 20-02-2018 BISEDIMET ME GREQINË/ Meta i tregon VIJËN E KUQE Bushatit: U detyrova jashtë dëshirës ta bëj publike...

Presidenti Ilir Meta fill pasi bëri publike letrën kthyer ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me kërkesën e këtij të fundit për autorizim të negociatave për kufijtë detarë me Greqinë ka dalë në një konferencë për shtyp për gazetarët.

Meta tha se ishte jashtë dëshirës së tij bërja publike e asaj letre ndërsa i tregoi Bushatit “vijën e kuqe” përcaktuar sipas tij qartë nga Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese.

“U detyrova sot jashtë dëshirës sime të bëj publike përgjigjen për ministrinë lidhur me kërkesën e saj për autorizim negociatash me palën greke për këtë çështje mjaft të rëndësishme, e më e debatueshmja gjatë dekadës së fundit.

Duke nënvizuar rëndësinë që i kushtoj marrëdhënieve me fqinjët edhe Greqisë në veçanti në të gjitha detyrat politike të mëparshme dua të theksoj angazhimin tim për një zgjidhje të drejtë të kësaj çështje. 

Është e domosdoshme të ketë transparencë të plotë nga të gjitha institucionet.

Me këtë rast dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i Presidentit do jetë i bazuar vetëm mbi Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka interpretuar qartë për herë të parë rolin dhe kompetencën e Presidentit..

Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, janë jo vetëm për Presidentin e Republikës por për gjithë institucionet, vija e kuqe e detyrueshme për zbatim”, u shpreh Meta në deklaratën bërë para gazetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097939968109131
array(1) { ["section"]=> string(105) "bisedimet-me-greqine-meta-i-tregon-vijen-e-kuqe-bushatit-u-detyrova-jashte-deshires-ta-bej-publike-110866" }