Bisedimet me Greqinë, Rama: Patriotë me çizme e Çamëristë të sapongjizur

Publikuar tek: barometri, më 08:19 31-01-2018 Bisedimet me Greqinë, Rama: Patriotë me çizme e Çamëristë të sapongjizur

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së ministri grek Kotzias lidhur me marrëveshjen e detit, ku pretendon se Shqipëria i ka dhënë 12 milje territor detar Greqisë si dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Pas këtij lajmi pati një sërë reagimesh nga radhët e PDIU dhe LSI.

Ndërsa kryeministri Rama i quan këto reagime pjesë e kazanit mediatk dhe politik.

“Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin”, shprehet ndër të tjera Rama.

Reagimi i plotë:

Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007239818572998
array(1) { ["section"]=> string(77) "bisedimet-me-greqine-rama-patriote-me-cizme-e-cameriste-te-sapongjizur-108559" }