Bisedimet për në BE dhe Ilir META, Taulant BALLA: Gjermania na mbështet, komisioni të bëjë detyrën për presidentin (DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:17 16-09-2019 Bisedimet për në BE dhe Ilir META, Taulant BALLA: Gjermania na mbështet, komisioni të bëjë detyrën për presidentin (DEKLARATA E PLOTË) Taulant Balla duke folur sot para mediave

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shfaq para mediave nga selia e Kuvendit, ku foli për një sërë çështjesh të rëndësishme të politikës shqiptare.

Numri 2 i PS-së konfirmoi se Gjermania është pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa siguron se dy grupet parlamentarë të Bundestagut kanë dhënë ‘’ok’’ për Shqipërinë.

I pyetur në lidhje me kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për të fituar të drejtën e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, Balla theksoi se vendi jonë ka përparësi në bisedime, pasi nis negociatat për kapitujt bazë 23 dhe 24, që lidhen me funksionimin thelbësor të një shteti demokratik.

‘’Në proçesin e bisedimeve me vendet anëtarë ka gjithmonë dhe çështje prioritetesh. 35 kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit kërkojnë reforma në të gjithë sektorët. Shqipëria ka avantazh në kapitujt 23,24, të cilat lidhen  me të drejtat e njeriut, funksionimin e gjyqësorit, shtetin e së drejtës, janë të domosdoshme dhe prandaj hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Padyshim që proçesi i bisedimeve fillon mes Komisionit Europian dhe asaj shqiptare’’, u shpreh Balla në lidhje me kushtet që Gjermania i ka caktuar Shqipërisë për të hyrë në BE.

Për sa i përket pretendimeve nëse kërkohen të dënohen zyrtarë të sistemit të drejtësisë për abuzime dhe shkelje, zyrtari i lartë i PS-së shtoi se SPAK do të krijojë një regjistër me të dhënat e përfaqësuesve të drejtësisë që kanë kryer shkelje të ndryshme dhe për këtë shkak do të hetohen në mënyrë të pavarur.

‘’Funksionimi i drejtësisë së re nuk bëhet me plan dhe numra funksionarësh apo përfaqësues të lartë Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur nga politik. Struktura e Pavarur Anti-Korrupsion do të ketë rekorde për persona të nivelit të lartë që do të hetohen në mënyrë të pavarur’’, foli Balla në lidhje me ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të drejtësisë.

Ndërkohë, Taulant Balla bëri me dije se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën parlamentare dhe atë jashtë Kuvendit për implementimin e çdo reforme. Sipas tij, rruga e bojkotit është një qëllim që të gjithë kanë hequr dorë.

‘’Shqipëria përmbylli zgjedhjet 30 qershorit, të cilat u konsideruan demokratike dhe legjitime nga raporti i OSBE-ODIHRIT. Palët politike duhet ta kuptojnë se bojkoti nuk të çon asgjëkundi. Tanimë, nuk ka parti politike dhe politikanë që vrapojnë pas bojkotit. E vetmaj rrugë është pjesëmarrja në institucionet demokratike. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të dyja opozitat për sfidat shumë të rëndësishme që na presin përpara’’, theksoi Balla në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet forcave politike në kuadër të reformave drejt anëtarësimit në BE.

Megjithatë, Balla hodhi poshtë zërat se PS-ja po kryen bisedime të fshehta me PD-në.

‘’Çështjet e kësaj rëndësie nuk janë çështje poshtë tavolinash’’, mohoi Balla për aludimet e bisedimeve PS-PD.

Për sa i përket çështjes së shkarkimit të presidentit Ilir Meta, n/kryetari i PS-së kërkoi që komisioni parlamentar i ngritur për hetimin e presidentit të kryejnë siç duhet detyrën.

‘’Është detyra e çdo institucioni në çdo vend të respektojë Kushtetutën dhe vendimet. Presidenti të marrë përgjegjësitë për vakancat e krijuara, si rasti në Shkodër. Komisioni parlamentar të bëjë detyrën’’, përfundoi Taulant Balla.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039854049682617
array(1) { ["section"]=> string(136) "bisedimet-per-ne-be-dhe-ilir-meta-taulant-balla-gjermania-na-mbeshtet-komisioni-te-beje-detyren-per-presidentin-deklarata-e-plote-178623" }