Drejtoresha e Shërbimit Social Etleva Bisha, në ditët e fundit të punës së Blendi Klosit si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nuk ka hezituar të shkruajë për ato që ajo i cilëson si arritje.
Ndërsa bën analizën e SHSSH për vitin 2016, Bisha shprehet “thellësisht mirënjohëse” ndaj ministrit Klosi.
“Viti 2016 në fokusin e analizës sëSHSSH. Bashkë me Ministrin Klosi, drejtuesit dhe stafet e Shërbimit Social, si dhe përfaqesues të organizatave partnerë të SHSSH, analizuam punën e SHSSH gjatë vitit 2016.
Mirënjohëse për punen e të gjithë stafeve te SHSSH, por edhe partnereve tane të pandare të shoqërisë civile.
Thellësisht mirënjohese Ministrit Blendi Klosi për vizionin dhe nxitjen e vazhdueshme për të cuar perpara tre reformat pjese e punes se SHSSH, por edhe për mbështetjen dhe përfshirjen e vazhdueshme të institucionit tonë në çdo proces vendimarrës nga MMSR”, shkruan Bisha ndërsa ministri përshëndetet me stafin e tij.