Biznes i ri në Durrës, 50 lekë për të kaluar rrugën e përmbytur nga rreshjet (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:22 13-10-2020 Biznes i ri në Durrës, 50 lekë për të kaluar rrugën e përmbytur nga rreshjet (Video)

Rreshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Durrës. Ditën e sotme është raportuar për biznes edhe banesa të përmbytura në qytet dhe zonën e ish-Kënetës.

Ndërsa rrugët kanë qenë shqetësim i madh për qytetarët që e kanë patur thuajse të pamundur të lëvizin për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Një denoncim vjen nga nënkryetari i PD-së në Durrës, Arlind Boshku, i cili ka postuar këtë video në rrjetet sociale. Ai thotë se tashmë qytetarët kanë nisur të marrin nga 50 lekë për të kaluar çdo person nga njëra anë e rrugës së përmbytur në tjetrën.

“500 lekë për të kaluar rrugën nga një trotuar në tjetrin në lagjen 18! Rilindja po e arrin qëllimin, biznese të reja po hapen në Durrësin turistik”, shkruan Boshku. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ti je artist nuk them kot unë’, Rama ironizon Bashën për gafën e fundit, e thumbon për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë
»
Article Logic
Execution time: 0.011847972869873
array(1) { ["section"]=> string(88) "biznes-i-ri-ne-durres-50-leke-per-te-kaluar-rrugen-e-permbytur-nga-rreshjet-video-223655" }