Biznese që shkaktojnë ndotje akustike, ministri KLOSI heq lejet mjedisore të tipit C

Publikuar tek: aktualitet, më 16:20 09-10-2019 Biznese që shkaktojnë ndotje akustike, ministri KLOSI heq lejet mjedisore të tipit C Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi vendosi heqjen e lejes mjedisore të tipit C, të cilat merren nga biznese që shkaktojnë ndotje akustike.

Klosi theksoi se marrja e lejeve mjedisore të tipit C është kthyer në mani dhe duhet vendoset rregull. Sipas tij, ky vendim do të shpëtojë 6200 biznese që operojnë në Shqipëri. Ai pranoi dhe mungesën e profesionalizmit të strukturave të kontrolli mjedisor në luftimin e ndotjes akustike.

“Numri kaq shumë i madh i lejeve të tipit C është kthyer në një mani edhe për strukturat tona monitoruese, të cilat e kanë shumë të thjeshtë të kontrollojnë një furrë buke se sa ndotësit e vërtetë. Kjo për arsye edhe të mos profesonalizmit të strukturava tona. Ne e kemi shpalosur tashmë nismën tonë, për sa i përket heqjes përfundimtare të lejes së tipit C , edhe reduktimin jo pak, por 53 grupimesh biznesi të cilat nuk kanë pse të pajisen me leje mjedisore. Është një reformë e thellë, shpëtojnë rreth 6200 biznese nga ky raport i vështirë me shtetin ndërsa ndotësit e mëdhenj siç janë pikat e skrapit tashmë lejen mjedisore do ta marrin online”, tha Klosi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018724918365479
array(1) { ["section"]=> string(90) "biznese-qe-shkaktojne-ndotje-akustike-ministri-klosi-heq-lejet-mjedisore-te-tipit-c-181397" }