Gjatë operacionit të kryer brenda dy ditëve, më datë 20.07.2015 – 22.07.2015, janë ushtruar kontrolle në 200 subjekte të ndryshme. Nga ky kontroll janë evidentuar 112 shkelje, në të cilat u morën këto masa administrative: Në 37 - prej subjekteve, është marrë masa e Konfiskimit të Mallit. Në 75- prej subjekteve, është marrë masa, gjobë.
Gjobat e vendosura në 32-subjekte, arrinë vlerën totale monetare deri në 5.865.000 lekë (të reja). Ndër mallrat e konfiskuara janë konfiskime të ndryshme: pije alkolike, pije freskuese, këpucë, produkte kozmetike, produkte farmaceutike dhe një supermarket.
Kjo erdhi nga një operacion për goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave, fshehjen e të ardhurave, punësim të paligjshëm, informalitetit dhe evazionit fiskal, në të gjithë Qarkun e Vlorës, me qëllim parandalimin e tyre.
Gjithashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, njofton se ka nisur hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, për moskryerjen e detyrës, për mos-ushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me Ligjin.
.