Bizneset ulën qepenat, Rama: Tallje e madhe

Publikuar tek: barometri, më 06:34 11-04-2018 Bizneset ulën qepenat, Rama: Tallje e madhe

Reagon kryeministri Edi Rama pas protestës së sotme nga biznesi i vogël që uli sot qepenat.

Protestës së biznesit kundër TVSH-së iu bashkuan edhe deputetët e opozitës ndërsa kryeministri e cilëson të gjithë këtë një tallje të madhe me njerëzit, nga politikanët pa atdhe, siç i quan ai ligjëvënësit opozitarë.

“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, tenton të shpjegojë Rama në reagimin e tij të shkurtër.

Sot shumë biznese mbyllën dyqanet e tyre nga ora 11:00-12:00 në shenjë proteste ndaj skemës së TVSH.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022444009780884
array(1) { ["section"]=> string(48) "bizneset-ulen-qepenat-rama-tallje-e-madhe-116440" }