Biznesi i vogël dhe i mesëm 12 kërkesa qeverisë: Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife lokale, rrogat e punonjësve të paguhen të plota (E PLOTË)

Publikuar tek: ekonomi, më 20:51 25-03-2020 Biznesi i vogël dhe i mesëm 12 kërkesa qeverisë: Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife lokale, rrogat e punonjësve të paguhen të plota (E PLOTË) Ilustruese

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri, i është drejtuar qeverisë me një kërkesë prej 12 pikash, ku kërkojnë shlyerjen e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale nga qeveria.

Gjithashtu Shoqata kërkon që të hiqet çdo lloj takse e tarife e Pushtetit Lokal si dhe të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

Kërkesat e Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm

Drejtuar Qeverisë dhe Kryeministrit deri në mbylljen e Pandemisë COV 19.

1- Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.

2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të bisnesit ndaj qeverisë.

3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve .

4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.

6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës natyrore.

8- Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit.

9- Të shtyhet për një periudhë të caktuar deklarimi i bilanceve.

10- Të kreditohet biznesi me Garanci të Qeverisë me fitime 1-3 %.

11- Banka e Shqipërisë të injektojë likuiditet në treg për të ulur efektin e krizës.

12. Këto masa të merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.

Çdo vonese e mos realizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për biznesin por edhe për ekonominë shqiptare.

Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021446943283081
array(1) { ["section"]=> string(136) "biznesi-i-vogel-dhe-i-mesem-12-kerkesa-qeverise-te-hiqet-cdo-lloj-takse-dhe-tarife-lokale-rrogat-e-punonjesve-te-paguhen-te-plota-200077" }