Biznesi i vogël me TVSH, Rama ULTIMATUM Tatimeve: Kujdes kur dilni në terren...

Publikuar tek: politike, më 10:36 21-04-2018 Biznesi i vogël me TVSH, Rama ULTIMATUM Tatimeve: Kujdes kur dilni në terren... Rama në Fier

Qeveria është zhvendosur në Fier në një mbledhje 2 ditore. Nga Fieri ku po zhvillon një takim me drejtuesit qendrorë dhe vendorë Rama u ndal te biznesi i vogël, i cili u bë pjese e skemës së TVSH-së.

Ndërsa Tatimet po zhvillojnë ne vend takime me përfaqësues të biznesit të vogël për t’i informuar lidhur me ndryshimet e reja, Rama kërkoi me këmbëngulje që inspektorët të punojnë mbi parimin e bashkëpunimit dhe jo të ndëshkimit.

“Dy fjalë inspektorëve tatimorë në territor. Është domosdoshmëri që të gjithë të vetëdijësohen dhe të gjithë të veprojnë bazuar mbi parimin e bashkëpunimit me biznesiN dhe jo mbi parimin e ndëshkimit të biznesit. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të informuar biznesin e vogel lidhur me ndryshimin e fundit. Tatimet kanë arritur të takojnë vetë afro 6 mijë prej tyre në territor. Objektvi është që të takohen që të gjithë. Por përtej këtij momenti delikat është e domosdoshme se marrëdhënia mes tatimeve dhe biznesit të jetë një marrëdhëie që qëndron mbi parimin e bashkëpunimit jo ndëshkimit dhe këtu kemi shumë për të bërë’, u shpreh Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026697158813477
array(1) { ["section"]=> string(81) "biznesi-i-vogel-me-tvsh-rama-ultimatum-tatimeve-kujdes-kur-dilni-ne-terren-117724" }