Biznesi i vogël në TVSH, alarmi i ekspertëve: Rritje çmimesh e falimente masive

Publikuar tek: ekonomi, më 08:23 06-10-2017 Biznesi i vogël në TVSH, alarmi i ekspertëve: Rritje çmimesh e falimente masive

Çmimet do të rriten menjëherë 20 % për shërbimet dhe më pak për produktet, për të cilat paguhet vetëm diferenca e çmimit. Por e gjithë kostoja do të paguhet nga konsumatori final.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar dy ditë më parë përfshirjen e të gjithë bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së. Kjo është një masë e fortë fiskale pas të cilës ekonomistët bëjnë përllogaritjet se çfarë efektesh do të ketë ajo te çmimet për konsumatorët fundorë dhe bizneset e fushçs. Ekspertë të ekonomisë e taksave, pohojnë se nëse skema e TVSH-së jetësohet, do të kemi një rritje masive të çmimeve. Rritja e çmimeve do të rritt 20 % automatikisht për shërbimet dhe më pak për produktet, të cilat në hallkën e fundit të zinxhirit do të paguajnë vetëm diferencën e çmimit. Por kostoja do të paguhet e gjitha nga konsumatorët, pasi faturimi në TVSH në pakicë do të transferohet në çmime.

SKEMA

Ja si do të funksionojë skema. Nëse një produkt hyn në doganë me 100 lekë, menjëherë për këtë produkt do të paguhet TVSH 20 % dhe tarifë doganore nëse ka. Kur ky produkt magazinohet ndaj tij faturohet kosto transporti 10 lekë dhe vlera totale me TVSH shkon 130 lekë. Distributori nga ana e tij, në këtë çmim do të llogarisë 20 lekë kosto operacionale dhe 20 lekë fitim. Në total çmimi i produktit shkon në 170 lekë. Më pas kur ky produkt nga distributori shkon tek pika e pakicës, çmimi i produktit do të llogaritet çmim final plus TVSH (17 lekë + TVSH 20 % që në këtë rast është 34 lekë.) Duke qenë se TVSH është paguar njëherë në doganë, distributori do t’i paguajë TVSH shtetit diferencën 34 lekë minus 20 lekë që ka paguar në doganë pra 14 lekë. Në këtë mënyrë do të funksionojë dhe pakica. Deri më tani TVSH nuk aplikohej në shkallën e fundit. Tani vlera e produktit nga distributori te pika e pakicës shënon 210 lekë. Duke i shtuar koston dhe fitimin prej 30 lekësh që do të ketë ambulanti, i bie që çmimi ndaj konsumatorit të jetë 240 lekë plus TVSH. TVSH në këtë rast është 48 lekë. TVSH që i paguhet shtetit nga biznesi i vogël është 48 lekë minus 34 lekë, pra 14 lekë, shkruan Mapo.

EFEKTET

Ekspeprtët pohojnë se përfshirja e TVSH do të rrisë çmimet për të gjitha produktet dhe shërbimet deri në 20 %. Por kjo rrezikon të nxjerrë nga tregu gati 80% të bizneseve të vogla, të cilat nuk do të mund të përbllojnë konkurrencën nga qendrat tregtare dhe supermarketet që tashmë shesin me TVSH. Përfshirja e tyre në TVSH do të bëjë që shumë nga këto biznese të kalojnë pragun e xhiros, dhe ky është një shkak tjetër që ata të paguajnë tatim mbi fitimin.

Ekspertët pohojnë se gjithashtu skema ka kosto shtesë në aktivitetin e bizneseve të vogla pasi ato do të duhet të paguajnë ekonomistët më shumë për mbajtjen e llogarive të tyre. Një biznesi do t’i kushtojë së pagu 10-15 mijë lekë në muaj për mbajtjen e llogarive, nga 5 mijë lekë që ishte aktualisht. Kjo reformë shpjegojnë ekonomistët rrezikon të nxjerrë nga tregu 80 % të bizneseve të vogla. Kjo hallkë e biznesit ka shumë rëndësi në vetëpunësim. Kjo kategori zë 36 % në strukturën e punësimit në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022330045700073
array(1) { ["section"]=> string(83) "biznesi-i-vogel-ne-tvsh-alarmi-i-eksperteve-rritje-cmimesh-e-falimente-masive-94907" }