Biznesi, lypsari që kërkon të shpëtojë ekonominë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:39 13-04-2020 Biznesi, lypsari që kërkon të shpëtojë ekonominë

Prej disa ditësh, shoqatat e biznesit apo sipërmarrës të veçantë, i janë drejtuar qeverisë me disa paketa financiare, për të kërkuar mbështetje, që sipërmarrja të mos përfundojë në kolaps, sikundër ata parashikojnë.

Ata kanë zhvilluar takime të drejtëpërdrejta me ministrat përgjegjës për situatën, apo i janë drejtuar qeverisë përmes medias.

Ajo që bie në sy është një komunikim jo normal. Bizneset janë kokëulur dhe duket sikur kërkojnë lëmoshë, kërkojmë ndihmë nga qeveria për të shpëtuar nga kriza. Ndërsa ministrat, shfaqen kapadainj, të krekosur dhe në pozitat e pronarit të gjithëçkaje. Ata lypsarët, që kanë shtrirë dorën në anë të rrugës, do të marrin çfarë tu japin këta. Dhe duhet tu jenë mirënjohës, duhet tu jenë falenderues, edhe kur qeveria thjeshtë ndalon e i begenis, pavarësisht se nuk u hedh asnjë monedhë në dorë.

Në një aryetim të ngushtë, këta sipërmarrës janë duke u përpjekur të shpëtojnë kompanitë e tyre. Ndërsa në një arsyetim të gjërë, ata janë duke u përpjekur të shpëtojnë ekonominë kombëtare.

Ata vetë i kanë bërë aq para sa të ikin e të jetojnë ku të duan. Por një ndërmarje e falimentuar do të thotë qindra njerëz në rrugë(pra qindra familje pa bukë) dhe miliona Euro më pak taksa për shtetin.

Ndaj qeveria duhet të jetë e interesuar për të gjetur rrugë dhe financime për të shpëtuar biznesin, edhe më shumë se vetë biznesi. Pasi këto kompani tashmë nuk janë thjeshtë private, ato janë GDP-ja e vendit.

Italia dhe vende të tjera, ndërsa numëronin të vdekurit e pandemisë, nxituan të shkarkojnë tek biznesi i tronditur qindra miliarda Euro, në mënyrë që bashkë me viktimat të mos i bëjnë funeralin edhe ekonomisë. – Mentor Kikia

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098109245300293
array(1) { ["section"]=> string(54) "biznesi-lypsari-qe-kerkon-te-shpetoje-ekonomine-202454" }