Biznesi ul qepenët, VENDET ku do protestohet NESËR

Publikuar tek: aktualitet, më 19:21 09-04-2018 Biznesi ul qepenët, VENDET ku do protestohet NESËR Foto ilustruese

Ditën e nesërme biznesi i vogël ul qepenët dhe del në protestë.

Pas mbledhjes në selinë e PD-së u vendos që të protestohej nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Protesta do të jetë në disa pika të Tiranës duke nisur nga: tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.

 

Bizneset do të mbyllin sipërmarrjen e tyre për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Sakaq, në javët në vazhdim pritet të ketë protesta intensive që do të çojnë në bllokimin e disa akseve rrugore të fokusuara në Tiranë. Gjithashtu Basha në mbledhje, ka konfirmuar edhe prezencën e deputetëve të PD-së në protestën e ditës së nesërme të biznesit të vogël. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peshkatari ra në kontakt me korentin dhe ndërroi jetë, policia jep DETAJET
Policia bën kërdinë, 20 të arrestuar, 189 procedohen penalisht (Ç’po NDODH në TIRANË) »
Article Logic
Execution time: 0.0097358226776123
array(1) { ["section"]=> string(56) "biznesi-ul-qepenet-vendet-ku-do-protestohet-neser-116286" }