Është padyshim biznesmeni më i fuqishëm shqiptar, i njohur për kompanitë e shumta që operon në Tiranë e më gjerë.
Biznesmeni i njohur Samir Mane feston ditën e nesërme ditëlindjen, një përvjetor të rëndësishëm për çdo njeri. Samir Mane nesër mbush plot 50 vjeç.
Këtë ditë të veçantë, milioneri shqiptar ka vendour ta kalojë i rrethuar nga miqtë më të ngushtë, por jashtë kufijve shqiptar.
Samir Mane ka vendosur që miqtë e tij të kategorisë VIP, t’i mbledhë në avionin e tij privat dhe t’i dërgojë në Stamboll të Turqisë, atje ku ka vendosur ta kalojë këtë përvjetor.
Mësohet se ata janë nisur që prej ditës së sotme, ndërsa nesër pritet ta “djegin” në festën e biznesmenit Mane. Në avion janë nisur për të qenë pjesë e festës Ermal Mamaqi, familja Fevziu, Nora Gega, familja Hoxha etj., siç mund të shihen edhe nga fotot.
Edhe stafi i newsbomb.al bashkohet me urimet që me siguri do të jenë të panumërta për ditëlindjen e Samir Manes: Gëzuar 50-vjetorin!!!
(Foto: Xing.al)