Burime të emisionit “Express Summer” në KTV kanë bërë të ditur se këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të shkojë në Kosovë për koncertin e saj me aeroplan privat.
Sipas burimeve, në shenjë përkrahje për koncertin humanitar të Duas në Kosovë dhe shenjë respekti për idenë e saj që koncertin ta mbajë në kryeqytetin e Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka ofruar aeroplanin e tij privat që ta dërgojë Duan në Kosovë dhe më pas ta sjellë atë edhe në Tiranë.
Më 9 gusht në parkun e Gërmisë, Dua do të mbajë koncertin humanitar, ndërsa një ditë më pas do të performojë në Tiranë. Kjo do të jetë performanca e saj e parë në trojet shqiptare.