Biznesmeni më i pafat? I vidhet për herë të 17-të dyqani në Sarandë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:15 05-11-2017 Biznesmeni më i pafat? I vidhet për herë të 17-të dyqani në Sarandë

Nata e kaluar ka shënuar një rast tjetër vjedhjeje në qytetin e Sarandës. Vjedhja ka ndodhur në një biznes fruta-perimesh në lagjen nr 4.

Sipas pronarit të biznesit, ky është rasti i shtatëmbëdhjetë që ai bie pre e hajdutëve. Vetëm disa javë më parë ai kishte arritur t’i zbulonte vetë hajdutët, të cilet kishin arritur të merrnin vetëm disa thasë me patate dhe domate, raporton sarandaweb.

Gjate vjedhjes së natës së kaluar hajdutet kanë marrë rreth 400 mijë lekë të vjetra, të cilat ishin në monedha metalike. Gjithashtu ata kanë vjedhur edhe një laptop të vlerës rreth 500 euro.

Policia nga ana e saj ka kryer veprimet hetimore pas denoncimit të rastit të vjedhjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet e vdekur një grua në rrethana misterioze (EMRI)
Plagosja në Shkodër, ndërron jetë në spital 23-vjeçari Hermes Beqiri »
Article Logic
Execution time: 0.013535976409912
array(1) { ["section"]=> string(72) "biznesmeni-me-i-pafat-i-vidhet-per-here-te-17-te-dyqani-ne-sarande-98453" }